

Ilhan Omar, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, e ka cilësuar Presidentin Donald Trump si të paaftë dhe të paqëndrueshëm mendërisht.
Kongresmenia amerikane Ilhan Omar, në një reagim në rrjetin social X ndaj deklaratave të Donald Trump, shkroi se ai pretendonte se nuk kishte dijeni për sulmin e regjimit sionist në fushën e gazit të Iranit në Parsin Jugor.
“Zoti na mëshiroftë të gjithëve! Ky njeri është i paaftë dhe i çmendur”, u shpreh ajo.

Ilhan Omar ka kundërshtuar edhe më parë ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke e cilësuar atë si një luftë të paligjshme.
Nga ana tjetër, Trump kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kishin dijeni për sulmin ndaj fushës së gazit në Parsin Jugor.
Megjithatë, burime izraelite raportuan më pas se, në kundërshtim me këtë deklaratë, sulmi ishte kryer me dijeninë dhe koordinimin e plotë të Shtëpisë së Bardhë dhe se Trump kishte qenë në dijeni që në fillim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






