Transmetuar më 19-03-2026, 22:56

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në lagjen nr. 4, pranë hyrjes së zonës së njohur si “Goricë”.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes në vend ndodheshin dy vajza të mitura. Njëra prej tyre është sulmuar nga qeni, i cili e ka kafshuar dhe e ka tërhequr për disa metra, duke i shkaktuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

E mitura është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Banorët e zonës shprehen se prania e këtij qeni ka qenë problematike prej kohësh, duke përbërë shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Sipas tyre, pavarësisht ankesave të përsëritura, nuk janë marrë masa për të parandaluar rrezikun.

Ngjarja është referuar nga autoritetet për procedim penal, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe përcaktimi i përgjegjësive ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit