Transmetuar më 19-03-2026, 22:15

Tiranë, 19 mars 2026

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i brendshëm në LSI.

Gjatë intervistës në “Top Story”, Kryemadhi tha se vendimi për ndarjen ka qenë një nga momentet më të vështira në jetën e saj, krahas sëmundjes së kaluar. Ajo theksoi se nuk e merr rolin e viktimës dhe se ka vendosur të vazhdojë përpara.

“Janë ndarë gjithmonë njerëzit brenda partisë. Në pushtet ishin ata të Ilirit, ndërsa të mitë ishin ata që numëronin votat. Ishte një grup parlamentar që kishte më shumë lidhje shpirtërore me Ilir Metën sesa me mua,” tha Kryemadhi, duke përshkruar tensionet që ndikuan edhe në jetën personale.

Ajo shtoi se nuk ka më asnjë raport politik apo emocional me Metën, përveç bashkëpunimit për fëmijët, dhe se ajo që nuk ia fal Ilir Metës është mungesa e besimit ndaj saj.

“Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij, por besimi që ai kishte ndaj meje u thy nga një njeri kalimtar. Nuk e pranoj kurrë këtë,” deklaroi Kryemadhi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit