Transmetuar më 19-03-2026, 21:54

Përpara kryeministrit japonez, Presidenti Trump bën një paralele midis Pearl Harbor dhe sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit. Deklarata e Trump krijon moment të sikletshëm me kryeministren japoneze

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një krahasim mes sulmeve amerikane ndaj Iranit dhe sulmit japonez në Pearl Harbor, duke krijuar një moment të vështirë për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi.

Ngjarja ndodhi në Zyrën Ovale, gjatë një daljeje për mediat para takimit dypalësh mes dy liderëve.

Kur një gazetar japonez e pyeti Trump pse nuk i kishte njoftuar aleatët, përfshirë Japoninë, për nisjen e operacionit ushtarak kundër Iranit, presidenti amerikan u përgjigj se kishte dashur të ruante elementin e befasisë.

“Kush e di më mirë për surprizat sesa Japonia?” tha Trump me ton ironik. “Pse nuk na treguat për Pearl Harbor?” shtoi ai, duke vijuar se Japonia “beson në befasi ndoshta më shumë se ne”.

Pas deklaratës pati një moment heshtjeje, përpara se disa nga të pranishmit të buzëqeshnin.

Megjithatë, reagimi i kryeministres japoneze ishte i ndryshëm. Ajo u duk e habitur, psherëtiu lehtë dhe u mbështet pas në karrige, duke reflektuar sikletin e momentit.

Sulmi në Pearl Harbor, i kryer nga Japonia në dhjetor të vitit 1941, solli hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

Japonia u dorëzua në vitin 1945, pas bombardimeve intensive amerikane, përfshirë hedhjen e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat shkaktuan rreth 214 mijë viktima.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit