Transmetuar më 19-03-2026, 21:18

Prishtinë, 19 mars 2026

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi, duke pranuar gabimet e tij dhe shprehur pendesë. Ai theksoi se kjo periudhë ka qenë e vështirë, por se nuk do të ndalë karrierën e tij muzikore.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjesti tha se veprimet e tij kanë qenë të gabuara dhe kërkoi falje për shqetësimet e shkaktuara. Ai falënderoi avokatët e tij, Burimi Azemi dhe Artan Serkini, për përkrahjen dhe profesionalizmin gjatë procesit.

Gjesti njoftoi gjithashtu nisjen e procedurave ligjore ndaj kompanisë Onima për keqtrajtimet, borxhet dhe dëmet e shkaktuara ndër vite. Ai premtoi se gjatë kohës së gjyqeve do të vazhdojë të publikojë këngët e tij në TikTok dhe Instagram, duke siguruar fansat se muzika nuk mund të ndalet.

“Faleminderit për mbështetjen. Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë,” përfundoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit