

ELBASAN – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e tunelit të Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke përfunduar jashtë korsisë dhe duke u përmbysur plotësisht. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve dhe po i transportojnë drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Dyshimet e para lidhen me shpejtësinë e lartë si shkak të aksidentit, çka mund të ketë bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin mbi timon.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar për numrin dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






