Transmetuar më 19-03-2026, 19:04

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur këtë të enjte kalimin për shqyrtim në seancë plenare të kërkesës së opozitës, lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas vendimit të publikuar, çështja përfshin verifikimin e kushteve të zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërive në ushtrimin e detyrës së Avokatit të Popullit, përfshirë edhe procedurën e zgjedhjes së Endri Shabani në këtë funksion.

Gjykata do të shqyrtojë gjithashtu kërkesën për shfuqizimin e vendimit nr. 111, datë 11.12.2025, “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, si dhe pezullimin e tij deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

Endri Shabani u zgjodh në këtë detyrë në dhjetor të vitit të kaluar vetëm me votat e mazhorancës. Në janar, Partia Demokratike e Shqipërisë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar procedurën e ndjekur për zgjedhjen e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit