

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar zhvillimet e fundit të konfliktit me Iranin gjatë një takimi me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi.
Trump e cilësoi sërish konfliktin si një “ekskursion”, duke theksuar se ndërhyrja ishte e domosdoshme. “Duhej ta bëja këtë ‘ekskursion’ të vogël dhe të ndërmerrja diçka që asnjë president tjetër nuk pati guximin ta bënte,” u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk ka në plan të dërgojë trupa amerikane në terren. “Nuk do të dërgoj trupa askund. Dhe nëse do ta bëja, nuk do t’ju tregoja,” deklaroi presidenti amerikan.
Gjatë fjalës së tij, Trump shprehu edhe kritika ndaj NATO, duke theksuar se Japonia do të veprojë “në lartësinë e duhur”, ndryshe nga aleanca.
Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se konflikti do të përfundojë “shumë shpejt”, ndërsa pretendoi se kapacitetet ushtarake të Iranit janë goditur rëndë.
“Shtabi i tyre detar është zhdukur, forcat ajrore janë zhdukur, mbrojtja kundërajrore është zhdukur. Ne fluturojmë ku të duam… edhe udhëheqja e tyre është zhdukur,” deklaroi Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






