

Shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka akuzuar regjimin iranian se po përdor xhamitë si depo armësh dhe baza ushtarake.
Në një postim në platformën X, Mossad i cilëson këto veprime si shkelje të vendeve të shenjta dhe i përshkruan ato si një përballje mes së mirës dhe së keqes.
Më tej, ky shërbim i ka bërë thirrje popullit iranian që të ndihmojë në ekspozimin e këtyre veprimeve dhe të nxjerrë në pah natyrën e regjimit.
Sipas deklaratës, kjo paraqitet si një përpjekje për të treguar ndikimin negativ të këtyre praktikave si brenda, ashtu edhe jashtë Iranit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






