Transmetuar më 19-03-2026, 16:30

Një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga policia e Elbasan në Peqin.

Burimet bëjnë me dije se prona është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar mbi 3000 rrënjë kanabis, të kultivuara në ambientin e përshtatur për prodhimin e bimëve narkotike. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e çdo personi të përfshirë në këtë rrjet të paligjshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit