

Disa nga fuqitë më të mëdha botërore – Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia – kanë bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj infrastrukturës civile, veçanërisht ndaj instalimeve të naftës dhe gazit.
Në një deklaratë të përbashkët, këto vende reaguan ndaj tensioneve të fundit me Irani, duke dënuar sulmet ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik dhe dëmtimin e infrastrukturës energjetike.
“Çdo pengesë në Ngushticën e Hormuzit rrezikon jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por edhe furnizimin global me energji,” theksojnë vendet në fjalë. Ata kërkojnë nga Irani të ndalojë menjëherë veprimet që mund të bllokojnë kalimin e lirë të anijeve, përfshirë vendosjen e minave, sulmet me dronë apo raketa.
Shtetet e përfshira shprehen të gatshme për të kontribuar në sigurimin e kalimit të lirë të anijeve dhe për stabilizimin e tregut global të energjisë, duke përdorur rezervat strategjike të naftës dhe duke rritur prodhimin në bashkëpunim me vende të tjera.
Ky reagim ndërkombëtar vjen në një moment kur shqetësimet për furnizimin global me energji janë në rritje, duke vendosur në fokus rëndësinë e stabilitetit të rrugëve kryesore të transportit të naftës në botë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






