Transmetuar më 19-03-2026, 14:26

TIRANË – Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një rritje të menjëhershme gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur deri në 214 lekë për litër në disa pika karburanti në Tiranë.

Kjo rritje vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi operatorët e tregut të karburanteve që të shmangin abuzimet me çmimet, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Bordi të Transparencës në rast të shkeljeve.

Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i naftës është rritur me rreth 12 lekë për litër brenda një dite, ndërsa në krahasim me periudhën para shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, rritja totale arrin në afro 40 lekë për litër.

Para nisjes së tensioneve në rajon, nafta tregtohej në intervalin 173–175 lekë për litër, ndërsa aktualisht ka kaluar pragun e 200 lekëve, duke rënduar më tej kostot për qytetarët dhe bizneset.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me këtë rritje të menjëhershme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ndërmerren masa konkrete për stabilizimin e tregut të karburanteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit