Transmetuar më 19-03-2026, 13:30

KORÇË – Një punonjës i IEVP Korçë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Maliq.

Viktima është Krenar Çekiçi, 45 vjeç, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në ambientet e spitalit, pas plagëve të marra në aksidentin e rëndë ku u përfshinë dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, ku mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar pasoja fatale për 45-vjeçarin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, IEVP Korçë ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të punonjësit të saj, duke i përcjellë ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve.

“Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit