Transmetuar më 19-03-2026, 13:26

VLORË – Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur pasi një automjet tip “Peugeot” i ka prerë rrugën një mjeti tip “Volkswagen”, duke shkaktuar përplasjen fillestare. Si pasojë, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në të njëjtin segment rrugor.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu vështirësi në qarkullimin rrugor dhe trafik të rënduar në zonë për një periudhë kohe. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për normalizimin e trafikut dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit