Transmetuar më 19-03-2026, 11:17

Kryetari i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë me rastin e Fitër Bajrami.

Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në Facebook, ai ka përcjellë urimet për paqe, shëndet dhe begati në familje dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si një moment reflektimi dhe bashkimi.

“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj. Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh Bujar Spahiu.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, duke u shoqëruar me mesazhe solidariteti, faljeje dhe afrimi mes njerëzve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit