

Goditet grupi pas ngjarjes në shkollë, zbardhet skema dhe rolet e përfshirjes
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Pajisjet”, duke zbardhur autorësinë dhe rrethanat e një ngjarjeje të ndodhur 4 ditë më parë në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”.
Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar 6 persona që pas mesnate hynë në ambientet e shkollës, morën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e objektit. Një 22-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa 5 të tjerë, të mitur të moshave 15-17 vjeç, janë proceduar penalisht. Sipas Policisë, tre prej të miturve janë nxënës të kësaj shkolle dhe dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari për kryerjen e veprimit.
Ngjarja është konstatuar pasditen e datës 15 mars 2026, kur u raportua se nga shkolla ishin marrë 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar disa dyer.
Nga hetimet rezulton se rreth orës 01:00 të datës 14 mars 2026, grupi ka hyrë në ambientet e shkollës, ka dëmtuar dyer dhe ka marrë pajisjet elektronike. Më pas, ato janë transportuar me automjetin e 22-vjeçarit dhe janë fshehur në bodrumin e një objekti në ndërtim, si dhe në banesën e tij.
Gjatë operacionit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 16 prej pajisjeve të marra, përfshirë laptopë, videoprojektorë dhe serverin, si dhe automjetin tip “Volkswagen” që dyshohet se është përdorur për transportin e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Pajisjet”. Zbardhen autorësia dhe rrethanat e vjedhjes së konstatuar 4 ditë më parë, në shkollën “Besëlidhja”

Identifikohen 6 shtetasit që hynë pas mesnate, në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës.
5 prej tyre, shtetas të mitur, u proceduan penalisht, ndërsa bashkautori, 22 vjeç, u vu në pranga.
Gjenden 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.
Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.
6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.
Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin u transportuan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






