

Tiranë, 19 mars – Vendi ynë do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të herëpashershme.
Sipas parashikimeve, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mëngjesit, ato pritet të humbasin gradualisht intensitetin dhe shtrirjen, duke mbetur të izoluara kryesisht në zonat qendrore dhe jugore deri në mesditë.
Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, në lartësi mbi 1200 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 12 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






