

SORGÀ, Itali – Një ngjarje e veçantë ka tronditur komunitetin e vogël të fshatit Sorgà, ku Ariola dhe Jetmir Aruçi, të dy shqiptarë, u bënë prindër të Isabelës, vajza e parë femër që lind në këtë fshat pas më shumë se pesëdhjetë vitesh.
Lindja ndodhi në mënyrë të paparashikuar në shtëpi, për shkak të nxitimit të vogëlushes për të ardhur në jetë. Mami, Ariola, 29 vjeçe, ndodhej në dhomën e vëllait të saj të vogël, ndërsa babai, Jetmir, 35 vjeç, telefonoi emergjencën 118 për udhëzime. Me ndihmën e një fqinje dhe udhëzimet e personelit mjekësor, vajza lindi brenda pak minutash në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë lindjes, kordoni i kërthizës ishte mbështjellë rreth qafës së Isabelës, por babai dhe fqinja arritën ta zhvendosin për të siguruar frymëmarrjen normale të bebes. Isabel peshonte tre kilogramë dhe menjëherë u transportua së bashku me mamanë në spitalin e Villafranca-s, ku qëndruan për tri ditë për vlerësim mjekësor.
Vëllai i vogël i Isabelës, Lion, 5 vjeç, ishte dëshmitar i lindjes dhe pranoi me gëzim ardhjen e motrës së tij. Prindërit shprehen se zgjedhja për të jetuar në Sorgà ka qenë e qëllimshme, për qetësinë dhe sigurinë që ofron fshati për rritjen e fëmijëve.
Familja Aruçi ka origjinë shqiptare dhe jeton prej vitesh në Itali, ku Jetmir punon në një kompani në Verona, ndërsa Ariola në një kompani shumëkombëshe.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






