Transmetuar më 18-03-2026, 22:27

Një familje prej pesë anëtarësh në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, përballet çdo ditë me vështirësi ekstreme. Tre prej anëtarëve, një vëlla dhe dy motra, vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohen me KEMP, ndërsa sipas familjarëve, sëmundja u shfaq brenda një nate.

Kryefamiljari, Ilir Ujka, tregon se dy vëllezërit më të vegjël kujdesen për motrat dhe vëllanë më të madh, menaxhojnë shtëpinë dhe bagëtinë, duke përballuar çdo ditë sfidat e mbijetesës.

Shtëpia e tyre është e amortizuar dhe me lagështi, çatia pikon dhe dimrit i ftohti hyn pa trokitur. Ata nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe jetojnë me mjete minimale, por nuk kanë borxhe në dyqane, duke treguar dinjitet në përballimin e vështirësive.

Fqinjët, bashkëfshatarë, disa emigrantë në SHBA dhe biznesmenë lokalë kanë mbledhur rreth 1,800,000 lekë të reja, një shumë e madhe për ta, por e pamjaftueshme për të rikonstruktuar shtëpinë. Inxhinierët e bashkisë konfirmojnë se banesa nuk ka themele dhe zgjidhja e vetme është ndërtimi nga e para, një kosto që familja nuk mund ta përballojë.

Familja bën një thirrje për ndihmë: një apel për bizneset, firmat e ndërtimit dhe çdo individ që mund të kontribuojë për të siguruar një shtëpi të sigurt. Burimi TCh

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit