Transmetuar më 18-03-2026, 21:58

Romë, 18 mars 2026 – Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për uljen e çmimit të karburantit me rreth 25 centë për litër, si masë për të lehtësuar pasojat e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Dekreti synon të mbështesë edhe sektorët më të prekur nga rritja e çmimeve, si transporti rrugor dhe peshkimi, përmes lehtësirave tatimore. Përveç uljes së çmimit, qeveria ka vendosur kontrolle të rrepta në treg për të parandaluar spekulimet dhe abuzimet.

Ministri i Transportit, Matteo Salvini, deklaroi se qëllimi është që çmimi i karburantit të bjerë nën 1.90 euro për litër, duke bashkëpunuar me kompanitë kryesore të sektorit.

Dekreti do të jetë në fuqi për 20 ditë, derisa të vlerësohet situata në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimi i konfliktit në Iran.

Ndërkohë, opozita italiane ka kritikuar masën, duke e konsideruar të përkohshme dhe me motivim elektorale, dhe kërkon zgjidhje më të qëndrueshme afatgjatë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit