Transmetuar më 18-03-2026, 18:34

Korçë, 18 mars 2026 – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.

Viktima është identifikuar si Krenar Çekiçi, 45 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve pranë IEVP Drenovë. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet që po lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalizimin përkatës.

Në ato momente, një mjet tjetër që po udhëtonte në të njëjtin drejtim ka përplasur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas mjetin tip “Benz” të ndaluar, ku ndodhej 45-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Çekiçi ka marrë dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit