Transmetuar më 18-03-2026, 18:14

Humb jetën 45-vjeçari pas aksidentit në Lumalas, ishte punonjës i policisë së burgjeve

Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit që u aksidentua mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari Krenar Çekiçi ndërroi jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës, ku ishte transportuar në gjendje të rëndë pas aksidentit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Bëhet me dije se 45-vjeçari ishte punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit