

Durrës, 18 mars – Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolla “Qemal Mici”, është larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.
Sipas deklarimeve të nënës, e mitura ka qenë në shtëpi rreth orës 05:00, ndërsa mungesa e saj është konstatuar rreth orës 06:30. Vajza ka lënë një letër, ku shkruan: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Ajo nuk është paraqitur në shkollë dhe nuk disponon telefon, çka vështirëson kontaktin dhe gjurmimin e saj. Rasti është denoncuar në Policia e Shtetit, e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturës.
Familjarët bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët, duke kërkuar që çdo informacion i mundshëm të komunikohet në numrat e kontaktit: 0693367135 dhe 0695523151.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






