Transmetuar më 18-03-2026, 14:35

Tiranë, 18 mars –Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se situata e çmimeve të hidrokarbureve po ndiqet në dy plane të veçanta.

Sipas tij, plani i parë përfshin monitorimin e çmimeve dhe të marzheve të fitimit të aplikuara nga tregtarët me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, ndërsa plani i dytë synon rritjen e efikasitetit doganor dhe tatimor për të reduktuar evazionin fiskal dhe kontrabandën.

Ministri shtoi se task-forca është në terren prej një muaji dhe kanë identifikuar disa shkelje për të cilat janë marrë masa. Ai theksoi se monitorimi vijon dhe plani nuk ka një afat të përcaktuar, ndërsa Bordi i Transparencës do të ngrihet në rast abuzimesh.

“Strukturat do të vijojnë monitorimin në terren dhe nëse ka abuzime, do të detyrohemi që të ngrihet Bordi i Transparencës për të marrë masa të mëtejshme. Plani do të shtrihet pa afat, derisa të kemi qetësim të situatës”, u shpreh Malaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit