Transmetuar më 18-03-2026, 13:43

Tiranë, 18 mars – Një familjare e Eraldo Fizi ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë ku partnerja e tij, Xhuana Nikolli, i dha fund jetës duke u vetëhelmuar.

Në një intervistë televizive, familjarja shprehu tronditjen e thellë për humbjen dhe theksoi se nuk kishin dijeni për divorcin e çiftit.

Ajo tregoi se çifti kishte organizuar një dasmë të madhe dhe se vjehrra ishte shumë e lumtur për të dy. Familjarja shtoi se nuk beson që e ëma e Eraldo Fizit mund të ketë ushtruar dhunë ndaj Xhuanës.

“Nuk di të gjej fjalë për t’i ngushëlluar. Unë kam 40 vjet e martuar në këtë familje, janë familje që nuk janë për dhunë… Halli më i madh është se nuk kthehet më ajo. Më duket e pabesueshme, nuk shpreh fjalë nga dhimbja,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se Xhuana ishte përkushtuar deri në ditën e dasmës dhe kishte bërë gjithçka për të ruajtur harmoninë e fëmijëve. Familjarja zbuloi gjithashtu se për herë të fundit e kishte parë çiftin pesë ditë pas dasmës, para se ata të udhëtonin për pushime në Turqi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit