Transmetuar më 18-03-2026, 13:37

Tiranë, 18 mars – Pas daljes së Gimbo nga Big Brother VIP Albania, konkurrentja Selin u duk e prekur dhe e mërzitur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në këto momente të vështira brenda lojës, Selin ka marrë mbështetje të fuqishme nga jashtë. Vëllai i saj, DJ Onno, reagoi përmes një postimi në InstaStory, duke i dhënë motrës një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi.

Ai e përshkroi Selin si “mbretëreshën e vetme” dhe fituesen e vërtetë të formatit, duke theksuar se forca e saj buron nga qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar gjatë gjithë kohës në shtëpi.

“Ka vetëm një mbretëreshë! E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë”, shkroi DJ Onno. Ai shtoi se Selin përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër të palëkundur, duke nënvizuar se karakteri është më i rëndësishëm se fjalët ose intrigat brenda shtëpisë.

Postimi përfundoi me një deklaratë të fuqishme: “Selin nuk është thjesht një konkurrente… ajo është arsyeja pse kjo lojë ka kuptim. Të dua dhe do të të dua gjithë jetën".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit