Transmetuar më 18-03-2026, 13:18

Prishtinë, 18 mars – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Prishtinë, ku dyshohet se një çift prindërish ka dhunuar djalin e tyre vetëm 5 vjeç.

Sipas njoftimeve, i mituri është dërguar në Klinika e Pediatrisë, ku është nën kujdesin intensiv, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në shputat e këmbës. Personeli mjekësor njofton se gjatë procedurës pacienti ka qenë në gjendje stabile dhe po vazhdon trajtimin dhe mbikëqyrjen e mëtejme postoperatore.

Prindërit A.K. dhe V.P. janë ndaluar nga policia dhe dyshohen për veprat penale “Shkelja e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Gjyqtarja e procedurës paraprake aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit për secilin prej tyre për një muaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit