

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Kryemadhi e cilësoi procesin një inkuizicion politik, duke lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe duke paralajmëruar zbardhjen e videove kompromentuese për zyrtarë të lartë.
Kryemadhi theksoi se shumë institucione të pavarura janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit, duke përmendur këtu GJKKO-në apo dhe SHISH.
Gazetari: Zonja Kryemadhi, ju lutem, përmendët po marr shkas nga një fjali e juaj, përmendët videot e Ergys Agasit. Çfarë lidhje kanë ato në dijeninë tuaj me Gjykatën e Posaçme?
Kryemadhi: Patjetër, shumë pjesë të Gjykatës së Posaçme dhe të Shërbimit Informativ apo dhe të institucioneve të tjera të pavarura në thonjëza, janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit. Dhe kjo është, ky është litari në fyt që ka sistemi ynë i drejtësisë. Kështu që mos u çudisni, çudia më e madhe në Shqipëri tre ditë zgjat, por çudia e imja dhe e Ilir Metës nuk ka për t’ju zgjatur tre ditë, do t’ju zgjasi gjithë jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






