Transmetuar më 18-03-2026, 10:25

Korçë – Edhe pse vendi ka hyrë në stinën e pranverës, moti ka sjellë surpriza në juglindje, ku mëngjesin e kësaj të mërkure janë regjistruar reshje dëbore.

Sipas informacioneve, reshje të lehta dëbore janë shënuar në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë, duke krijuar kushte tipike dimërore në këtë zonë malore.

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit. Autoritetet bëjnë me dije se firma kontraktore ka ndërhyrë menjëherë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, reshje dëbore nuk janë raportuar në zona të tjera të qarkut të Korçë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit