

Një aksident rrugor është regjistruar në bypass-in e Lushnjës, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një 43-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është Odise Petro, 43 vjeç banor i Lushnjës, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin e përplasjes.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit aktualisht është e qëndrueshme, tha për noa.al një burim policor lokal.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






