

Një burrë është plagosur rëndë me thikë në qytetin e Beratit gjatë një konflikti për motive të dobëta. Pas reagimit të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë” ku një burrë 48 vjeçar është plagosur me mjet prerës (thikë).
Policia tha se pas veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Aleandro Toska, 39 vjeç, banues në Berat.
Nga hetimet dyshohet se i riu, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






