Transmetuar më 17-03-2026, 22:34

Gjatë prime-t të “Big Brother VIP 5” sot, Mateo dhe Edisa u përplasën sërish, duke vijuar tensionet e krijuara mes tyre brenda shtëpisë.

Debati nisi kur banori Mateo kritikoi mënyrën se si Edisa i afrohet për të diskutuar:

“Ajo vjen një herë me rroba banjë, një herë me rrobdeshambr, që të debatojë me mua. I thash mos u merr me mua. Kjo më thotë mua ‘unë jam shumë lart, ti je 0 për tu marrë me mua’,” – tha Mateo.

Edisa iu përgjigj duke vendosur vlerën e saj mbi situatën:

“Më duket fake, edhe ajo mezi të pëlqeu, si u afrua kështu. Një mashkull që përgojon femrat për mua ka një vlerë 0.”

Mateo e përforcoi qëndrimin e tij:

“Mos hajde të kërkosh bisedë me mua kur unë të them mos më hajde.”

Tensionet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme gjatë kësaj edicioni të “Big Brother VIP”, me debatet dhe përplasjet që tërheqin vëmendjen e publikut në çdo prime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit