

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku rreth 80 automjete janë përfshirë në një përplasje masive brenda tunelit Villafranca, në autostradën Messina-Palermo.
Sipas autoriteteve, aksidenti përfshiu makina, furgonë dhe mjete të rënda, duke krijuar një situatë kaotike brenda tunelit. Trafiku në autostradë është bllokuar plotësisht për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente dhe evakuimin e personave të përfshirë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me disa njësi për të nxjerrë automjetet e dëmtuara, për të ndihmuar të lënduarit dhe për të siguruar zonën, përfshirë rezervuarët e karburantit. Në vendin e aksidentit ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po kryejnë hetimet për shkaqet e ngjarjes.
Autoritetet vijojnë punën për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






