Transmetuar më 17-03-2026, 20:23

Një bletë e pickoi 48 vjeçarin Damian Nako dhe brenda pak minutash gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, pasi ai zhvilloi një reaksion të rëndë alergjik që u zhvillua në shok anafilaktik

Një ekskursion në natyrë në zonën e Karatona e Nafplios përfundoi tragjikisht për një 46-vjeçar, i cili humbi jetën pas pickimit nga një bletë.

Sipas mediave greke, trupi i tij reagoi fuqishëm, duke shfaqur simptoma të një reaksioni të rëndë alergjik.

Gjendja e tij u përkeqësua shpejt, duke çuar në shok alergjik. Ai u transportua në spitalin lokal, ku përpjekjet e mjekëve për ta ringjallur dolën të pasuksesshme.

Viktima, Damian Nako që shihni në foto, ishte baba i një vajze të mitur dhe i kishte kushtuar pjesën më të madhe të jetës natyrës, eksplorimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe kujton rreziqet që mund të shkaktojnë alergjitë e papritura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit