Transmetuar më 17-03-2026, 19:00

Greqia ka miratuar një paketë të re ligjore që forcon ndjeshëm masat kundër dhunës ndaj kafshëve, duke e klasifikuar këtë fenomen si krim të rëndë dhe jo më si shkelje të lehtë administrative.

Ndryshimet ligjore janë votuar unanimisht nga Parlamenti i Greqisë dhe parashikojnë dënime të ashpra për autorët e abuzimeve. Sipas ligjit të ri, personat që ushtrojnë dhunë ndaj kafshëve mund të përballen me deri në 10 vite burg, si dhe me gjoba që arrijnë deri në 50 mijë euro për çdo kafshë të dëmtuar.

Fokusi kryesor i ligjit është mbrojtja e kafshëve endacake, të cilat konsiderohen më të ekspozuara ndaj abuzimeve, përfshirë helmimin, torturën dhe vrasjen e qëllimshme.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve e kanë përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të dhunës ndaj kafshëve si një krim serioz dhe drejt rritjes së ndërgjegjësimit në shoqëri.

Sipas tyre, zbatimi i rreptë i këtyre masave pritet të ndikojë pozitivisht në krijimin e një mjedisi më të sigurt, jo vetëm për kafshët, por edhe për komunitetin në tërësi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit