

Beirut – Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se sulmet izraelite ndaj ndërtesave banimi dhe civilëve në Liban mund të konsiderohen krime lufte.
“Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar ndërtesa të tëra banimi në zona urbane të dendura, duke prekur shumë anëtarë të të njëjtës familje, përfshirë gra dhe fëmijë, shpesh të vrarë së bashku”, tha zëdhënësi Thameen al Kheetan. Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare është e qartë: sulmet e qëllimshme ndaj civilëve përbëjnë krim lufte.
OKB-ja bëri thirrje për një hetim mbi sulmet ndaj personave të zhvendosur që strehoheshin në tenda përgjatë bregdetit të Beirutit dhe ndaj një qendre kujdesi shëndetësor në qytetin Bint Jbeil.
Forcat izraelite kanë kryer sulme të përditshme ndaj asaj që e konsiderojnë si fortesa të grupit militant Hezbollah, që mbështetet nga Irani, që nga 2 marsi. Sulmet pasuan reagimin e Hezbollahu ndaj vrasjes së ish-udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






