

Nuk është në dijeni se ndodhet në paraburgim, DJ Gimbo
Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme për DJ Gimbon.
Ndonëse nuk shkruhej se nga kush e nuk shihej, ata vazhduan me aludime.
"Forca King", lexoi njëri prej banorëve për atë që thuhej në dron.
Gimbo më pas tha se nëse ishte një gjë e tillë, është nga miku i tij i ngushtë, Gjesti.
DJ nga Kosova ndërkaq nuk është në dijeni për atë që ka ndodhur me artistin pejan jashtë.
Gjestit nga ana tjetër i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai dyshohet për tri vepra penale: "Kanosje", "Asgjësim apo dëmtim i pasurisë" si dhe "Mbajtjes në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve".
I njëjti duket se ka pasur një sherr me pronarin e kompanisë muzikore, "Onima", Erkand Shabanin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






