Transmetuar më 17-03-2026, 14:50

TIRANË – Babai i 25-vjeçares Xhuana Nikolli ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, vetëm 24 orë pas ngjarjes.

Ai tha se familja “ia ka lënë në dorë drejtësisë” hetimin e rrethanave dhe shtoi se ende po përpiqet të përballojë humbjen: “Veçse jemi gjallë dhe marrim frymë”.

Sipas babait, telefonata e fundit e Xhuana Nikollit ka qenë me nënën e saj në mëngjes, pak orë para se të ndodhte ngjarja tragjike. Ai shtoi se nuk ka pasur dijeni për ndonjë dhunë që vajza mund të ketë përjetuar: “Jo, nuk na ka thënë asgjë”.

Xhuana ishte martuar me Eraldo Fizin në qershor, por çifti kishte përfunduar martesën dhe ishte divorcuar para disa muajsh. Babai i saj theksoi se as motrat nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të dhunshëm: “Nuk jam në gjendje të flas… Ja kemi lënë drejtësisë këtë punë”.

Familja dhe autoritetet po presin përfundimin e hetimeve për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë.

Intervista

Evis Ahmeti: Kush ju lajmëroi?

Babai i Xhuana Nikollit: Ishte goca tjetër në Tiranë

Evis Ahmeti: Kishte kohë që jetonte në Tiranë Xhuana?

Babai i Xhuana Nikollit: Tre muaj

Evis Ahmeti: Kur kishit folur për herë të fundit?

Babai i Xhuana Nikollit: Me mamin e vet ka folur, në mëngjes i a jeni mirë dhe kaq.

Evis Ahmeti: Nuk ishit në dijeni që ajo dhunohej?

Babai i Xhuana Nikollit: Jo, nuk na ka thënë asgjë

Evis Ahmeti: Me Erladon ishte martuar në gusht?

Babai i Xhuana Nikollit: Në qershor

Evis Ahmeti: Ishin divorcuar?

Babai i Xhuana Nikollit: Po, u ndanë

Evis Ahmeti: Me motrat nuk kishte shprehur që dhunoj

Babai i Xhuana Nikollit: Nuk jam në gjendje të flas….Ja kemi lënë drejtësisë këtë punë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit