

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Mali i Zi ka përfunduar procesin e votimit për raportin e IBAR, ndërsa për Shqipërinë vendet anëtare të Bashkimi Evropian kanë ngritur një seri pyetjesh dhe presin përgjigje.
“Në fakt, raporti për Malin e Zi u votua dhe u mbyll, ndërsa për Shqipërinë mbeti në shqyrtim. Disa vende ngritën pyetje serioze lidhur me imunitetin e Lubi Ballukut, AKSHI-n, mediat, krimin dhe një sërë problemesh të tjera,” tha Berisha.
Ai theksoi se mosvotimi i raportit për Shqipërinë nuk lidhet me refuzim të procesit, por me nevojën e vendeve partnere për sqarime dhe përgjigje mbi këto çështje të ngritura.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






