

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian, gjatë një konference për mediat në selinë e PD-së.
Berisha kritikoi raportin e IBAR, duke theksuar se kapitujt kyç ende nuk janë votuar nga vendet anëtare të BE-së. Ai vlerësoi shtetet që kërkojnë integrim “me meritë” dhe akuzoi qeverinë për mosplotësimin e standardeve evropiane.
“Sot, Edi Rama është pengmarrësi më i madh pas Enver Hoxhës në historinë e Shqipërisë. Raporti IBAR mbeti në klasë pasi disa vende të BE-së nuk e votuan, por ngritën çështje themelore që qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur. Ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë, për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Procesi jashtë meritës është ndëshkim për qytetarët dhe mbështetje për kusarët qeveritarë,” deklaroi Berisha.
Ai akuzoi më tej kryeministrin Rama se ka shndërruar vendin në një “piramidë mashtrimi” dhe e ka kthyer Shqipërinë në “çifligun e tij” për përfitime personale. Sipas Berishës, objektivi kryesor i PD-së mbetet integrimi i Shqipërisë në BE në bazë të meritës dhe transparencës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






