

Durrësi është shquar muajt e fundit për raste të shumta të prostitucionit kryesisht me vajza dhe gra aziatike, por "tradita" po thyhet pasi tregu shqiptar po kërkon edhe femrat latine.
Ndaj në Durrës kanë mbërritur braziliane të cilat kundrejt pagesave që nisin nga 50 euro deri në 200 euro, janë duke plotësuar kërkesat e klientëve kryesisht shqiptarë, e megjithatë nuk mungojnë as marinarët.
Policia e Durrësit tha sot se, pas 2 javësh hetime me metoda proaktive, u zhvillua operacioni i koduar “Storm 16”. Dhe pikërisht në lagjen nr. 13, në Plazh – Durrës, u zbulua një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion.
Duke infiltruar agjentët e saj si klientë të seksit, policia ka gjetur 2 shtetase braziliane të cilat ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel.
Për këtë zbulim nuk u proceduan vetëm brazilianet. Policia tha se po procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.
Sakaq janë shpallur në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient.
Në këtë aksion policor nuk ngelën pa u proceduar penalisht edhe 8 shtetas, klientë të brazilianeve.
Çfarë tha policia
Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.
Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.
Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






