

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 09:45 të datës 17 mars 2026 në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e një banese në pronësi të shtetasit K. Ç., aktualisht e pabanuar. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





