Transmetuar më 17-03-2026, 12:35

TIRANË – Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi bashkitë, të cilat do të duhet t’i nënshtrohen ndryshimeve të shumta dhe standardeve të reja. Këtë e deklaroi ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, gjatë një konference për shtyp.

“Po vjen një cunami,” tha ministri, duke nënvizuar nevojën për një transformim radikal të të gjitha institucioneve lokale për t’u përshtatur me kërkesat e integrimit. “Në momentin që do të jemi vend anëtar i BE-së, procesi i integrimit kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë,” shtoi ai.

Ervin Demo theksoi gjithashtu se realiteti i ri kërkon energji dhe përgatitje nga çdo bashki: “Ato duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten e tyre në një nivel tjetër, dhe ne do të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Është një sfidë e përbashkët,” përfundoi ministri.

Deklarata e tij nënvizon kompleksitetin dhe sfidat e pritshme gjatë procesit të integrimit në BE, veçanërisht për nivelin lokal të qeverisjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit