Transmetuar më 17-03-2026, 12:09

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku një grua humbi jetën si pasojë e përplasjes me një mjet të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, pak minuta pas ngjarjes në vendngjarje ka mbërritur edhe bashkëshorti i viktimës, i cili është përballur me skenën e rëndë.

Viktima, Athina Bushi, po lëvizte me një motoçikletë elektrike kur u përplas nga një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).

Trupi i pajetë i saj ka qëndruar për disa minuta në rrugë deri në mbërritjen e shërbimit të ambulancës.

Ndërkohë, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit