

ITALI – Katër persona, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, të moshës 19–28 vjeç, janë ndëshkuar nga autoritetet pasi organizuan një festë me fishekzjarre jashtë një institucioni penitenciar në Kremona.
Sipas mediave italiane, të rinjtë hodhën fishekzjarre për të festuar ditëlindjen e një të burgosuri që ndodhet në paraburgim.
Si masë administrative, autoritetet kanë vendosur ndalimin e hyrjes së tyre në institucionet e vuajtjes së dënimit për një periudhë dyvjeçare.
I burgosuri në fjalë rezulton me precedentë të shumtë penalë, përfshirë përleshje, kërcënime, sulme, posedim të objekteve të ndaluara, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe vjedhje. Ai është gjithashtu subjekt i një urdhri të posaçëm sigurie.
Policia e Kremonës reagoi menjëherë duke identifikuar personat e përfshirë dhe duke marrë masa parandaluese, nisur nga e kaluara e tyre kriminale, e cila përfshin edhe vepra si grabitje, dëmtime prone dhe krime të lidhura me lëndët narkotike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






