Transmetuar më 17-03-2026, 11:46

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me zhvillimet e fundit mbi rezolutën për Iranin, e miratuar në Kuvend pa pjesëmarrjen e opozitës.

Në deklaratë, Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Garda Revolucionare Iraniane si organizatë terroriste, duke e cilësuar regjimin e Teheranit si një nga sponsorët kryesorë të terrorizmit në botë dhe një kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Po ashtu, opozita dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Bahrejnin, duke shprehur solidaritet me këto shtete dhe me vendet e tjera partnere të Shqipërisë.

Në të njëjtën deklaratë, Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh mbështetje për përpjekjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli për ndryshimin e regjimit në Teheran, duke e konsideruar këtë si një kontribut për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Ndërkohë, Sali Berisha nuk ka komentuar mungesën e opozitës në seancën plenare ku u miratua rezoluta me 79 vota pro.

Nga ana tjetër, reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili kritikoi zhvillimin e seancës, duke u shprehur se thirrje të tilla në Kuvend nuk kanë qenë të zakonshme ndër vite.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit