Transmetuar më 17-03-2026, 11:38

TIRANË – Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vijojnë të prodhojnë debate, ndërsa një episod i fundit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Dj Gimbo, i cili është filmuar duke imituar mimikat e fytyrës së Brikena, veprim që është konsideruar nga një pjesë e publikut si tallës dhe ofendues.

Pas kritikave të shumta online, familjarët e Dj Gimbo, të cilët administrojnë edhe llogarinë e tij në rrjetet sociale, kanë reaguar përmes një deklarate publike, duke kërkuar falje.

Në mesazhin e publikuar në “Instastory”, ata theksojnë se veprimi nuk ka pasur qëllim ofendues dhe se duhet parë në kontekstin e presionit dhe kushteve të veçanta të formatit televiziv.

“Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj. Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd,” thuhet në reagim.

Në përfundim, familjarët nënvizojnë rëndësinë e respektit ndaj çdo individi dhe familjeje, duke e mbyllur deklaratën me një ndjesë të sinqertë.

Ky reagim synon të qetësojë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojnë raportet mes banorëve brenda shtëpisë dhe perceptimi i publikut ndaj këtij episodi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit