Transmetuar më 17-03-2026, 11:26

TIRANË – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë tek vendi i quajtur Ekspozita.

Sipas informacioneve paraprake, një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Ajo është Athina Bushi, banore e Tiranës, raporton noa.al.

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e autobotit.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Momentet kur familjarët afrohen tek e ndjera

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit