

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si sponsor të terrorizmit.
Rezoluta u miratua në mungesë të deputetëve të opozitës, të cilët kishin njoftuar një ditë më parë se nuk do të merrnin pjesë në seancë plenare.
Në dokumentin e miratuar, të paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i kërkohet qeverisë shqiptare që, menjëherë pas votimit në Kuvend, të ndërmarrë hapat përkatës për zbatimin e saj.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se në kuadër të kësaj rezolute synohet që Hezbollah dhe Garda Revolucionare Iraniane të shpallen organizata terroriste.
Draft-rezoluta dënon gjithashtu sulmet kibernetike të Irani ndaj institucioneve shqiptare, ku ndër më të fundit përmendet edhe sulmi ndaj Kuvendit. Në të njëjtën kohë, ajo u bën thirrje vendeve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet, si dhe të forcojnë bashkëpunimin në luftën ndaj këtyre kërcënimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






