Transmetuar më 17-03-2026, 10:30

ZVICËR – Të martën, më 17 mars, do të përcaktohen katër skuadrat e para që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Tre prej ndeshjeve do të luhen, si zakonisht, duke nisur nga ora 21:00.

Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë. Padyshim, interesin më të madh e tërheq përballja mes Manchester City dhe Real Madrid.

Skuadra spanjolle ka fituar takimin e parë në Madrid me rezultatin 3-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Megjithatë, te Manchester City nuk janë dorëzuar dhe besojnë te një përmbysje e madhe, veçanërisht me mbështetjen e tifozëve vendas.

Një tjetër përballje interesante pritet të jetë ajo mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain. Francezët fituan ndeshjen e parë me rezultatin 5-2, por londinezët synojnë të përmbysin disavantazhin, ndonëse kjo paraqitet si një mision mjaft i vështirë.

Sfiduese pritet të jetë edhe ndeshja për Arsenal, që pret në shtëpi Bayer Leverkusen. Takimi i parë në Gjermani u mbyll në barazim 1-1, me londinezët që shmangën humbjen në minutat e fundit falë një penalltie të diskutueshme.

Ndërkohë, ndeshja tjetër është ajo mes Sporting CP dhe Bodø/Glimt, e cila do të nisë në orën 18:45. Në takimin e parë, skuadra norvegjeze triumfoi me rezultatin 3-0.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit